Një aksident i frikshëm është regjistruar në Capri të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se një minibus që po transportonte 10 persona, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 6 metra poshtë saj.

Policia sqaron se janë plagosur disa persona, por deri më tani, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur eksaktësisht në zonën e plazhit publik të Marina Grande. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar në mesin e pushuesve, pasi minibusi përfundoi vetëm pak metra larg tyre.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb