ITALI- Një aksident automobilistik ka ndodhur në Itali, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një 29-vjeçar shqiptar. Ngjarja ndodhi rreth orës 7:40 të mëngjesit të sotëm mes Caravaggio dhe Mozzanica-s.

“Corriere.it” raporton se shqiptari udhëtonte me një mjeti tip ‘Mercedes A class’, ndërsa ai u përplas me një kamion transportues makinash, ku sipër mbante edhe 7 të tilla. Të njëjtat burime theksojnë se përplasja ka qenë shumë e fortë, duke bërë që mjeti i shqiptarit pothuajse të shkatërrohej totalisht.

Është dashur ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses, të cilat prenë pjesët metalike të makinës, e më pas të dilte i riu i plagosur. Fill pas kësaj, ai u transportua në spital, ndërsa ndodhet në rrezik për jetën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb