Aksident i rëndë rrugor në asin Thumanë-Lezhë, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi në afërsi të një karburanti.

Mësohet se mjeti tip “Wolkswagen” me drejtues shtetasin A.B.,23 vjeç, ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës. Për pasojë i riu ka marrë dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Siç shihet edhe nga pamjet, makina i ka hyrë mes përmes bordurës metalike të rrugës dhe për pasojë është ndarë në dysh. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur që të shpëtojë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: