VLORE– Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës, kur si pasojë ka mbetur i lënduar një person. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ”Sulejman Delvina”, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i 7 Pallateve”.

Menjëherë sa ka marrë njoftim për ngjarjen, policia e Vlorës ka shkuar në vendngjarje, dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip “Benz”, i drejtuar prej shtetasit Ervin Dedaj, 42 vjeç, ka humbur kontrollin, dhe për pasojë është përplasur me dyqanin e shtetasit Engjëll Bilalaj, i cili në atë moment ishte duke hapur qepenin e dyqanit.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore, por jo si pasojë e ndonjë dëmtimi të aksidentit, por sepse ka pasur probleme kardiake.

Mësohet se nga përplasja e mjetit me dyqanin, ka vetëm dëme materiale.

Sakaq, specialistët e Policisë Rrugore kanë vijuar procedurat administrative ndaj 42-vjeçarit Ervin Dedaj sipas procedurave standarde.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: