Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në Milano të Italisë, ku për pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Mediat e huaja shkruajnë se katër makina janë përplasur më njëra-tjetrën në autostradën A4 të Milanos.

Dy viktimat udhëtonin në një prej makinave të aksidentuara, teksa një grua rreth 50 vjeç u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monzas.

Aksidenti shkaktoi probleme me qarkullimin rrugor të automjeteve për disa orë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb