Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Fier-Ballsh, në afërsi të vendit që njihet si “Ura e Ballshit”.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se viktimë ka mbetur një 16-vjeçar, që udhëtonte me motor, ndërsa është plagosur pasagjeri 18-vjeçar, teksa janë përplasur nga një makinë tip “Ford”.

Nga të dhënat e para, kalimtarë të rastit pohojnë për gazetarin Kuçi se trupi i viktimës është gjymtuar, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital me fraktura të rënda.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb