Një aksident i rëndë ka ndodhur në Himarë para pak minutash. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Qeparo, ku një person ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet ku shoferi ndodhet i bllokuar brenda në mjet dhe nuk reagon. Ai është gjetur nga njerëzit e rastësishëm. Ende nuk ka mbërritur polica dhe ambulanca.

Dëshmitarët në vendngjarje treguan për gazetaren e News 24 Klodjana Haxhiaj se kanë marrë në telefon ambulancën dhe policinë por asnjëra prej tyre nuk ka mbërritur.

“Për herë të parë telefonova ambulancën dhe policinë në 18:26, pastaj në 18:30 dhe tani është ora e 18:45 dhe nuk ka mbërritur ende” – ka thënë dëshmitari.



vijon…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb