MAT

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Klos-Dars në Mat.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një 33-vjeçar. Viktima është Q.V nga fshati Xibër.

Gazetari Enver Doçi raporton për “Balkanweb” se drejtuesi i mjetit është Basir Karaj, kurse viktima Qemal Vela.

Policia ka informuar qytetarët për ngjarjen, ndërsa për zbardhjen e saj po punon grupi i veçantë hetimor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Mat/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor rural Klos-Dars, shtetasi B.K, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër, (pasagjer).

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb