LEZHË

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Lezhë-Milot, pranë ishull Shëngjinit.

Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihet se një autobus me pasagjerë brenda është përplasur me trajlerin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Nga përplasja është plagosur një fëmijë, i cili është dërguar për mjekim në spital.

Mësohet se trajleri ka goditur nga pas autobusin, ndërsa dëmet material siç shihet dhe nga pamjet janë të konsiderueshme.

Sakaq, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb