20-vjeçari në drejtimin e mjetit ndodhet në Spitalin Rajonal Berat,nën kujdesin e mjekëve

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Berat-Lushnje,në fshatin Otllak.

Një automjet,tip Opel i bardhë,me targa AA 264 NK,ka dalë nga rruga dhe pasi është rrokullisur disa herë ka përfunduar i përmbysur në tokat bujqësore të fshatit. Kanë qënë banorët e zonës ata që pasi kanë dëgjuar xhurmën e përplasjes,kanë njoftuar policinë dhe kanë nxjerrë nga makina drejtuesin e mjetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në vendngjarje kanë shkuar oficerë të policisë rrugore që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit. Mësohet se,20-vjeçari Xh.M.ka qënë duke ecur me shpejtësi jashtë normave të lejuara në momentin e aksidentit,gjë që vërtetohet sipas policisë nga mungesa e shenjave të frenimit në rrugë.

Pasi ka humbur kontrrollin e mjetit,20-vjeçari që udhëtonte i vetëm në makinë,është rrokullisur disa herë në aksin nacional dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në arat e fshatit.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit,ku për shkak të plagëve të marra ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb