Një aksident tragjik ka ndodhur sot në rrugën që lidh Prishtinën me Gjilanin.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri me dije se në këtë aksident janë përfshirë tre automjete – dy vetura dhe një kamion.

“Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri mjete. Për pasojë, një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor,” deklaroi Ahmeti.

Ajo shtoi se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Hetimin e rastit e ka marrë përsipër njësiti rajonal i trafikut,” përfundoi Ahmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: