Një aksident ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, ku u përfshi një autobus i ekipit të femrave të volejbollit “Skënderbeu” të Korçës.

Gazetari i News24, Fatmir Popja raporton se shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë.

Autobusi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit, ndërkohë që mësohet se janë plagosur disa vajza të ekipit që kanë qenë ulur në sediljet e para të autobusit, por me dëmtime të lehta.

Gjendja e përgjithshme shëndetësore e vajzave paraqitet e mirë.

Skënderbeu ishte duke udhëtuar drejt Tiranës për të luajtur sot në orën 17:00 ndeshjen e dytë finale, ndërkohë që furgoni ku ndodhej ekipi është përplasur në pjesën përpara.

Ndeshja e sotme konfirmohet që është anuluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb