BERAT

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Beratit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi pranë stadiumit “Tomorri”, rreth 300 metra larg Drejtorisë së Policisë Berat. Gazetarja Eneda Petova raportoi për ‘BalkanWeb’ se një motor, duke ecur me shpejtësi ka goditur një grua që sapo kishte dalë nga minimarketi dhe po kalonte në rrugë. 43-vjeçarja me inicialet M.Ç., banuese në Berat është përplasur, ndërsa drejtuesi i mjetit ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.

Të dy të personat e përfshirë në aksident janë plagosur rëndë. Pas ekspertizës së kryer nga grupi hetimor, rezultoi se motori ecte me shpejtësi tejet normave të lejuara në këtë zonë të banuar, ndërkohë që edhe gruaja ka kaluar rrugën pa parë. Ndërkohë policia bën me dije se, drejtuesi i motorit, shtetasi me inicialet J.Sh, 35 vjeç, banues në fshatin Molisht të Beratit, është i ndaluar në spital ku përveçse po merr mjekimin e specializuar do merret në pyetje nga policia për ngjarjen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: