(Foto ilustrim)

BULQIZE- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, tek rruga e ‘Arbrit’, ndërsa një motor është përplasur me një makinë.

Ngjarja ka ndodhur pranë komisariatit të policisë, ndërsa burime nga vendngjarja raportojnë për ‘BalkanWeb’ se drejtuesi i motorit S.K, rreth 50 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është transportuar me helikopter drejt Tiranës për shërbim më të specializuar. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, tek rruga e ‘Arbrit’, ka ndodhur një aksident rrugor.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, dhe nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se është përplasur automjeti me targa italiane DF 38EF, me drejtues shtetasin R.K, 26 vjeç, banues në Bulqizë, me një motorrçikletë pa targa me drejtues shtetasin S.K, rreth 50 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka mbetur i dëmtuar shtetasi S.K, ku pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës, është transportuar për ndihmë me helikopter drejt Tiranës.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb