Një i vdekur dhe tre të plagosur. Ky ka qenë bilanci i një aksidenti të rëndë mbrëmjen e sotme në Dibër. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor rural Kastriot-Arras.

“BalkanWeb” raporton se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi me inicialet M.B., rreth 34 vjeç.

Ndërkohë, janë transferuar në spital 3 të plagosurit, të cilët po marrin mjekim.
Deri me tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndersa policia ndodhet ne vendin e ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: