Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një nga rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ndodhi në afërsi të Parkut “Rinia”.

Sipas burimeve zyrtare një automjet tip ‘Benz’ i cili dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi është përplasur me një motor.

Për pasojë ka mbetur plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar për në spital. Ndërkohë policia ka dokumentuar të gjitha provat në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaktarit dhe rrethanave që sollën aksidentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: