Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Portëz” në Fier, ku nga përplasja e një Benzi me një kamion ka gjetur vdekjen drejtuesi 30 vjeçar i Benzit.

Policia e Fierit ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, shetasi K. B., 30 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. B.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb