Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Krujë.

Një mjet tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.08.2020, rreth orës 05:35, në Fushë Krujë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.K., 37 vjeç, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb