Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë paradite në aksin Fushë Krujë-Tiranë, në afërsi të Larushkut. Mësohet se tre makina, një “Benz”, një “Opel” dhe një “Fuoristradë” janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë janë plagosur shtetasit M. Doçi (femër), E. Doçi dhe E. Doçi, të cilët udhëtonin në mjetin tip “Opel”.

Gjithashtu, janë plagosur edhe dy gra që ishin në mjetin “Benz”, V. dhe A. Hajdini. Mes të plagosurve është edhe një foshnje 10 muajshe (E. Doçi). Të gjithë të plagosurit janë dërguar me urgjencë te Trauma dhe nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe, me të cilën udhëtonte mjeti tip “Benz”, duke bërë që ai të godasë nga pas mjetin “Opel”, ku udhëtonte familja Doçi.

Sipas dëshmitarëve, raporton “BalkanWeb”, njëra nga gratë e plagosura ka ndenjur e shtrirë për më shumë se gjysmë ore, duke pritur ambulancën nga Kruja, pasi Fushë Kruja ka vetëm një autoambulancë, e cila ka dërguar te Trauma foshnjën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb