Një grua ka humbur jetën për fat të keq si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në mesditë në Golem. Tre mjete u përplasën në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit.

Gazetari Kelment Baçi raportoi për “BalkanWeb” se si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit me inicialet M.D. dhe pasagjerja në mjetin e saj, të cilat u dërguan në spital por njëra prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: