Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Krumës në rrethin e Hasit, ku dy automjete janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e një të riu dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Burime nga policia bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip ‘Toyota’ me targa TR 4917 B, me drejtues shtetasin Xh.N. dhe një tip “Golf” AA483NC”,. me drejtues shtetasin J.Sh., banues në Krumë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën J.Sh., 22 vjeç, ndërsa janë plagosur shtetasit Xh.N., shtetasi A.Th., banues në Krumë dhe shtetasi B.N., banues në Kukës.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Kukësit, prej ku mësohet se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Ndërkohë, ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb