Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në aksin Dimal-Kuçovë, rreth 3 km në hyrje të Kuçovës. Një motor me targa AS 085 është përplasur me një autobus, me targa AA 359 AZ dhe motori ka përfunduar poshtë rrotave të para të autobusit.

Mësohet se autobusi vinte nga Kuçova në drejtim të Dimalit dhe është kthyer në rrugë për të parkuar, ndërkohë që motori që drejtohej nga i riu Esjan Llozgari qarkullonte në të kundërt.

Si pasojë e aksidentit të rëndë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit Esjan Llozgari, i cili është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat ,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë këqyrjen e vendit të aksidentit, për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: