Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Aksident ndodhi  dje në Moncalvo ku dy automjete, një “Audi” dhe një “Punto”, janë përplasur me njëra-tjetrën në Valle San Giovanni në rrugën e mëparshme shtetërore që shkon nga Moncalvo për në Casale, në kryqëzimin me San Vincenzo. Goditja ka qenë fatale për shoferin e mjetit “Fiat Punto”, 53-vjeçarin shqiptar Telo Kurti i cili ka gjetur vdekjen në vend.


Kurti ishte rezident në rrugën “Mazza” në Ottiglio dhe punonte si murator. Ai njihej nga të gjithë në zonë. Mediat italiane shkruajnë se ai la pas bashkëshorten Ismete dhe fëmijët Fatima dhe Andi, 27 vjeç, që javën e shkuar kishte marrë nënshtetësinë italiane.


  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb