ITALI- Tragjik ka rezultuar fati i një shqiptari në Itali, i cili humbi jetën pas një aksidenti të rëndë. Ngjarja ndodhi në autostradën A22, shumë pranë daljes në jug të Veronës. Mediat italiane raportojnë se viktima është një 51-vjeçar shqiptar, i cili drejtonte kamionin është përplasur me një tjetër mjet të ngjashëm.

‘Corriere’ shkruan se deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes si dhe identiteti i shqiptarit. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari punonte në një ndërmarrje transporti në Paduan.

Ndërkohë, aksidenti solli bllokimin edhe të trafikut në këtë aks. Policia po heton lidhur me ngjarjen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: