ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të Sienas në Itali, kur nga përplasja e një makine me një furgon 1 person ka vdekur dhe 6 të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe shqiptarë.

Sipas raportimit të mediave lokale, nga përplasja ka humbur jetën Giancarlo Alberto Forino, ndërsa kanë mbetur të plagosur gjashtë persona të tjerë, 3 shqiptarë, dy italian dhe një rumun.

Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe do të qëndrojnë në spital nga 7 deri në 10 ditë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: