LEZHË

Një aksident është shënuar në fshatin Pllanë të Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka ka siguruar për “BalkanWeb”, pamjet e makinës së përmbysur në trotuar.

 

Mësohet se si pasojë e aksidentit në fjalë është dëmtuar rëndë drejtuesja e mjetit, e cila më pas është dërguar në spital.

 

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkakun dhe rrethanat e këtij aksidenti.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb