Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnjë, ku një 77-vjeçar ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 6:00 të mëngjesit në autostradë, teksa i moshuari ishte duke kaluar rrugën për të shkuar te toka.

Gazetari Juljan Kasapi raporton për ‘BalkanWeb’ se Kostandin Verushi ishte duke shkuar në tokat e tij në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, ku është goditur nga një furgon mallrash.

Si pasoje e goditjes 77-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka ndaluar drejtuesin e furgonit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: