LUSHNJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, me pasojë vdekjen e një të riu.

Policia njofton se një makinë tip Land Rover ka dalë nga rruga në aksin Fier-Lushnje, ku për pasojë ka mbetur viktimë 28-vjeçari M. R., që ishte pasagjer në mjet.

Ndërkohë, në aksident është plagosur dhe shoferi i mjetit, 31-vjeçari Z. H., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës.

Lushnje
Informacion paraprak

Sot rreth orës 03:25, në aksin rrugor Fier – Lushnje, në fshatin Kolonjë, shtetasi Z.H, 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M.R, 28 vjeç, banues në Berat dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb