Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Ndërfushaz, Mirditë. Mjeti me të cilin udhëtonte, një “Volkswagen” ka dalë nga rruga e për pasojë ka marrë plagë të rënda shoferi Gersi Nikolli, duke humbur edhe jetën.

Mirditë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz, Mirditë, drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen” shtetasi G.N.,35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga ,ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. (foto ilustruese)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: