Të paktën 25 persona kanë ndërruar jetë në Nepal dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti me autobus.

Mediat e huaja shkruajnë se autobusi po udhëtonte përgjatë rrethit Mugu kur u largua nga rruga dhe u përplas.

Shkaku i këtij aksidenti mbetet ende i paqartë, por hetuesit mendojnë se automjeti ka pasur probleme me frenat.

Vlen të përmendet këtu se aksidentet rrugore janë të shpeshta në Nepal dhe zakonisht shkaktohen nga rrugët që janë jashtë standardeve të nevojshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: