PEQIN- Një aksident me pasojë vdekjen e një 58-vjeçareje ka ndodhur në sot në aksin Peqin-Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në Peqin.

Burime zyrtare thanë se viktima është Liljana Qyra, e cila udhëtonte në një makinë ku djali i saj ishte shofer. Paraprakisht mësohet se djali i saj ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka vdekur nëna e tij, e cila ishte me origjinë nga Gramshi dhe jetonte në Durrës.

Sapo u njoftua për ngjarjen forca të shumta policie mbërritën në vendin ku ndodhi aksidenti dhe nisën hetimet.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 15.40 në aksin rrugor Peqin – Elbasan, në vendin e quajtur Bishqem, njësia Administrative Pajove, automjeti tip Opel me targa AA 856 PA, me drejtues mjeti shtetasin E. Q, banues në Durrës, është përplasur me automjetin Volz Kady me targa AA 596 NU me drejtues mjeti shtetasin B.R, banues në Elbasan.
aksidenti444

aksiedneti 4

aksidenti 2
Si pasoje e përplasjes është dëmtuar dhe transportuar për në spitalin Elbasan por ka humbur jetën si pasojë e plageve shtetasja L.Q, 58 vjeçe, nëna e drejtuesit të mjetit Opel.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e saktë të përplasjes, ku paraprakisht dyshohet se automjeti tip Opel është futur në parakalim të gabuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: