SHKODER

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kryebushat, në rrugën Shkodër-Tiranë. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se të paktën 2 makina janë përfshirë në aksident, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksident Ne Shkoder 3
Aksident Ne Shkoder 3

Dyshohet se 2 persona kanë mbetur të vdekur pas plagëve të marrë gjatë aksidentit, ndërsa 5 të tjerë të plagosur. Viktimat raportohet se janë gra dhe se i përkasin moshës 40 dhe 45 vjeçe.

Ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, apo edhe identiteti i personave të përfshirë në të.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb