Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Shkodër-Hani i Hotit.

Shtetësja Hatixhe Dela ka humbur jetën ndërsa bashkëshorti i saj Emirjan Delaj është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Emirjan Delaj ka qenë shoferi i cili dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të parkuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb