Një aksident i rëndë ka ndodhur të premten në Stamboll, ku drejtuesi i mjetit humbi kontrollin në ndalesë, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën pesë persona.

Nga të plagosurit, njëri ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Sipas mediave turke, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, por nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Në video, shoferi shihet duke lëvizur në korsinë e majtë, dhe i afrohet stacionit të autobusit pa ngadalësuar shpejtësinë derisa humb plotësisht kontrollin, ndërsa mori para njerëz dhe një automjet. Autobusi më në fund ndalon, rreth 20 metra më vonë. Policia po heton shkaqet e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb