Kanë dalë pamjet e kamerave të sigurisë të aksidentit ku kamioni i ngarkuar me blloqe betoni ra mbi makinën në autostradën e veriore të Marmarasë së Stambollit.

Në aksidentin tragjik humbi jetën drejtuesi i makinës, Osman Baran Oz (21), raporton t24. Kamioni, në të cilin Kutlay T., humbi kontrollin e timonit, ra mbi veturën e drejtuar nga Osman Baran Oz, i cili po shkonte në të njëjtin drejtim.

Ekipet e ngritën kamionin nga vetura pas një beteje të gjatë. U konstatua se Osman Baran Oz, i cili u nxor nga makina, kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndryshe, shoferi i kamionit është dërguar në polici për t’ia marrë deklaratën gjersa kanë nisur hetimet rreth aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: