TIRANË

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Policia njofton se një 25-vjeçare është përplasur nga një makinë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit,  mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb