Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rugën “Tre Dëshmorët”., në Tiranë.

Një 31-vjeçar ka goditur me makinë një 69-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Viktima është identifikuar si Albert Zade.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2023, rreth orës 18:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, shtetasi L. L., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin A. Z., 69 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb