Policia e Vlorës njofton se një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Sipas policisë, në orën 12:14, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë  një automjet, me drejtues shtetasin A. I., 42 vjeç, ka aksidentuar dy fëmijë të mitur me iniciale B. C., dhe Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 12:14, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë  një automjet, me drejtues shtetasin A. I., 42 vjeç, ka aksidentuar dy fëmijë të mitur me iniciale B. C., dhe Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb