VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në rrugën “Transballkanike” pranë stacionit të trenit në Vlorë.

Automjeti tip “BMW” me targë AA 708 OU, ka përplasur këmbësorin e moshuar Guri Maliqi, 83 vjeç , i cili për shkak të dëmtimeve të rënda në trup ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi O. I, 27 vjeç, banues në Vlorë, po shoqërohet në Komisariatin pranë DVP Vlorë për veprime të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb