Një aksident i rëndë është regjistruar by pasin Orikum-Kaninë në Vlorë, ku një kamion është rrëzuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40. Sipas bluve, ka dyshime se shoferi ka ndërruar jetë, ndërkohë që pasagjeri që ndodhej në kamion, nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar, është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: