ELBASAN

Një aksident i trefishtë është regjistruar në Elbasan.

Burime për “BalkanWeb”, bëjnë me dije se për shkak të aksidentit të ndodhur në aksin kombëtar Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik, është paralizuar qarkullimi për më shumë se 30 minuta.

Raportohet se një automjet po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka goditur njëri pas tjetrit dy automjete të tjera, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme. Fatmirësisht gjatë këtij aksidenti nuk ka patur persona të lënduar me pasoja serioze.

Ndërkohë policia po heton për të zbardhur shkaqet që sollën aksidentin dhe ka ndërhyrë për rikthimin e normalitetit në qarkullimin e automjeteve në këtë segment në afërsi të qytetit të Elbasanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: