ELBASAN

Në aksin e rrugës kombëtare Peqin – Elbasan gjatë një aksidenti të trefishtë janë plagosur 4 persona.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanëeb” se në aksident sipas burimeve zyrtare u përfshinë tre automjete, dy tip ‘Benz’ dhe një ‘Mitsubishi’.

Si pasojë e këtij aksidenti një grua ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa plagë të lehta kanë marrë të tre drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksident.

Të aksidentuarit u dërguan në spitalin kirurgjik të Elbasanit.  Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti mund të ketë qenë një parakalim  i gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident.

Peqin / Informacion paraprak

Në aksin rrugor  Elbasan-Peqin , në fshatin Pajovë,  Peqin , është  përplasur mjeti tip “Benz” me mjetin tip “Foristrad” dhe  pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi Xh.Q.,57 vjeç,  banues në Lushnjë,  dhe tre pasagjerët shtetasit M.Q., 53 vjeçe, S.K., 58 vjeçe dhe B.K., 62 vjeç,  të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit Foristrad është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme. Grupi  hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb