Një aksident është regjistruar ditën e sotme në rrugën e Kombit në segmentin Milot –Rreshen.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se janë përplasur tre automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se mjetet kanë rrëshqitur si pasojë  e baltës dhe inerteve të rëna në rrugë, nga punimet e mjeteve të zhvilluara në këtë zonë nga mjetet që marrin inerte në lumin Fan.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të cilët kanë mbetur të plagosur.

Sakaq të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Rreshenit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb