SERBI-Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Serbi, ndërsa kanë humbur jetën 7 persona dhe 49 të tjerë janë plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Beograd-Nish në pjesën ndërmjet qyteteve Quprija dhe Jagodina.

Në aksidentin tragjik janë përfshirë mbi 40 automjete të cilat janë përplasur me njëra tjetrën.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë fushëpamja e dobët e rrugës për shkak të mjegullës së dendur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb