KURBIN

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë paradite në Gjormë të Kurbinit.

Si rrjedhojë e aksidentit, një person ka ndërruar jetë në vend. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë e automjetit. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje.

Uniformat blu shprehen se ende nuk është bërë identifikimi i viktimës. Paraprakisht dyshohet se i vdekur në aksident ka mbetur shoferi i makinës, i cili ka humbur kontrollin e automjetit. Ai po ecte në autostradë tej normave të lejuara.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb