Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi nga Njesia Administrative Rrajcë e Bashkisë Prrenjas është rregjistruar në orët e vona të së Dielës. Aksidenti sipas burimeve nga vendi i ngjarjes ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas-Qafë Thanë në fshatin Rrajcë.

Të njënjtat burime bënë me dije se një Zetor që po qarkullonte në rrugën kombëtare është goditur nga pas me forcë nga një automjet dhe për pasojë ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka përfunduar në kanal.

Drejtuesi i Zetorit , Zeqir Lleshi ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi e ka zënë poshtë gabina e shkatërruar , ndërkohë që  Xhevahir Dashi, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është ndaluar nga policia.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb