Aksident me vdekje në aksin nacional Berat-Fier, në fshatin Velmish.

Balkanweb mëson se ka humbur jetën punëtori i një firme që punonte për asfaltimim e aksit nacional Poshnje-Roskovec.

Mesohet se viktima eshte Mentor Lama, nga fshati Thumanë, rreth 45-vjeç.

Mjeti qe e goditi mësohet të jetë tip Peugeot me targa AA 067 GM.

Burimet bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit pasi ka goditur punëtorin është larguar nga vendngjarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: