BURREL

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Burrel ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. BalkanWeb mëson se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.

Viktimë e aksidentit ka mbetur 55-vjeçari Aqif Ruka i cili ndërroi jetë në spitalin e Burrelit. Policia ndërkohë ka shkuar në vendngjarje për të hetuar për shkaqet.

Po ashtu mësohet se Ruka ishte duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën kur automjeti e goditi dhe më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes teksa Policia është vënë në kërkim të saj.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb