FIER

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të mbrëmje në afërsi të fshatit Baltës të Fierit.

Gazetari Ervis Kuci raporton për “Balkanweb” se nga aksidenti, ka vdekur një burrë, identiteti i të cilit nuk dihet.

Mendohet se burri ka qenë kalimtar, është shtypur nga një automjet e më pas është përplasur nga një makinë tjetër.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Po punohet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb