Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji.

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur viktimë një 60-vjeçarja Lefterie Binjaku. Viktima ishte banore e fshatit Katund i Ri.

E moshuara u përplas nga një autoveturë e cila po lëvizte me shpejtësi. Ndërkohë bëhet me dije se drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, i largua nga vendi i ngjarjes.

Pas identifikimit nga uniformat blu është bërë e mundur edhe kapja e 36-vjeçarit, banues në fshatin Katundi i Ri, i cili ndodhet në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 31.01.2022, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen L. B., rreth 50 vjeçe, dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit.

Falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, Policisë Rrugore të DVP Elbasan, Forcave të Posaçme “Shqiponja” dhe Njësisë Operacionale është bërë e mundur kapja e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Mjeti tip “Opel” është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb